“Kapiteni më i mirë që kam pasur ndonjëherë” – Granit Xhaka mahnit bashkëlojtarët në Angli

Picture of INA
INA

27/10/2025

Mesfushori Granit Xhaka po vazhdon të lërë gjurmë të thella në aventurën e tij te Sunderland, me francezin Enzo Le Fee që e ka cilësuar ish-lojtarin e Arsenalit si “kapitenin më të mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time”.

Le Fee, një nga 15 afrimet e verës te Sunderland pas inkuadrimit në Ligën Premier, ka zbuluar se prezenca e Xhakës ka ndryshuar ndjeshëm atmosferën dhe mentalitetin brenda skuadrës.

Në një intervistë për “Stadium Astro”, mesfushori u shpreh pa hezitim.

“Do të thosha Granit Xhaka. Për mua, është kapiteni më i mirë që kam pasur ndonjëherë në karrierë. Është një lojtar fantastik, por edhe një njeri i madh. Ai kujdeset për të gjithë, përpiqet të krijojë ambientin më të mirë të mundshëm dhe ka ndryshuar shumë gjëra këtu në Sunderland”.

Xhaka, që ishte ndër afrimet më të mëdha të klubit gjatë verës, është tashmë një figurë qendrore në projektin e Sunderlandit. Ai madje është nominuar për çmimin Lojtari i Muajit në shtator dhe është krahasuar nga disa analistë me Kevin De Bruyne, falë nivelit të lartë të paraqitjeve që ka dhënë në kampionatin anglez.

Le Fee e përmbylli me fjalë të forta: “Graniti është më shumë se një lojtar. Ai është lideri që i ka dhënë skuadrës tonë karakterin që na mungonte”.

Kujtojmë, Sunderland renditet në pozitën e katërt me 17 pikë, pesë nën liderin Arsenal.

TË FUNDIT

Kombëtarja e pamposhtur, por ne minutat e fundit pëson nga Anglia

Zeqirja Ibrahimi shpërthen ndaj librit të Ben Blushit: Strategji provokimi për të shitur më shumë

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Si është Gjesti pas humbjes së vëllait? Flet miku i tij më i mirë

Protesta në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Sot me mendje e zemër në Strasburg

Aksident trafiku në Shkup, një i vdekur dhe tre të lënduar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË