Kaq të thjeshtë dhe të bukur se keni parë asnjëherë Agnesa Vuthaj(FOTO)

Agnesa Vuthaj cilësohet të jetë njëra ndër femrat më të bukura shqiptare, shkruan Gazeta Blic.Ajo ishte fituese e konkursit të bukurisë e cila në vitin 2003 është zgjedhur “Miss Kosova”, epitet që vazhdon të zotërojë edhe në ditët e sotme. Agnesa është aktive edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale e cila publikon imazhe të llojllojshme, por ajo që e karakterizon bukuroshen shqiptare është sharmi, eleganca dhe stili unik që ka.Në paraqitjen e fundit të saj që ishte e pranishme në eventin “Oda”, Agnesa kishte një fustan të thjeshtë por vërtetë pamja e saj është e mrekullueshme, që ju lë të kuptoni se jo më kot është zgjedhur femra më e bukur.

Duhet theksuar se modelja Vuthaj, është biznismene e suksesshme dhe themeluese e “Agnesa Vuthaj Fashion”, poashtu ajo ishte edhe finaliste në “Dancing with the Stars”. /Zhurnal/