Një 55 vjeçar nga Shqipëria ka ndërruar jetë në Padova, Itali pasi është qëlluar për vdekje nga karabinierët. Atij i është bërë shenjë të ndalonte teksa lëvizte me furgon, por shqiptari nuk i është bindur urdhrit.
Identiteti i tij nuk raportohet. Viktima shtoi gazin dhe përplasi me furgon një nga dy karabinierët që ishin në postbllok. Polici italian ka pësuar lëndime në këmbë sepse është ngjeshur mes dy makinave.
Kolegu i tij që shpëtoi pa lëndime, ka hapur zjarr me armën e shërbimit dhe ka qëlluar me katër plumba drejt shqiptarit. Ai u shpëtua nga furgoni dhe u dërgua në spital, por atje mësohet se ka ndërruar jetë.
Ngjarja, për të cilën ende mungon një dinamikë e plotë, ndodhi në via Castelfidardo, në lagjen Sacra Famiglia ku jeton ish-gruaja e sulmuesit.