Karakaçanov: Bllokada bullgare për Maqedoninë për në BE do ti zgjoj politikanët maqedonas nga ëndërra jugosllave

0

“Nëse Bullgaria e bllokon Maqedoninë për në NE, kjo do të ishte më mirë për disa politikanë maqedonas që do të zgjoheshin nga ëndrra e thellë jugosllave”, theksoi ministri i mbrojtjes dhe zv/kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov për TV Sitel.

Sipas tij, bllokada do të ishte e mirë për disa politikanë në Maqedoni të cilët do të kuptojnë se nuk mund të bëhesh pjesë e BE-së me gjysmë të vërteta dhe premtime të kota, që nuk janë të realizueshme, përcjell INA.

Karakaçanov shtoi se maqedonasit duhet të kuptojnë se marrëdhëniet ndërshtetërore midis dy vendeve duhet të jenë të ndershme dhe të respektuara nga të dyja anët. (INA)