Kardiologu kumanovar, Filonid Aliu po vijon karrierën e tij profesionale duke arritur në majat e suksesit. Ai së fundi është zgjedhur anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar.
Doktor Fillonidi ka shpërndarë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me kënaqësi ju njoftoj se, pas një periudhe përkushtimi dhe pune intensive, kam arritur të bëhem Anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar (MRCP). Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e pakushtëzuar të familjes, bashkëshortes, miqve dhe dashamirëve të mi. Shpresoj që mundin dhe sakrificat e bëra t’i vë në shërbim të vendit tim”, ka shkruar Dr. Fillonid Aliu.(INA)