Karikator arme në tualetin e shkollës në Hasanbeg!

INA
INA

31 Maj, 2023

MPB: MASA PËR ZBARDHJEN E RASTIT

“Në objektin e shkollës “25 Maji” të lagjes Hasanbeg të Shkupit, sipas informatave jo zyrtare në tualetin e kësaj shkolle është gjetur një karikator dhe pas kësaj menjëherë janë njoftuar organet e rendit me çka inspektoret janë dukë e shqyrtuar rastin. Kontaktuam edhe drejtorin për të sqaruar këtë çështje por tha se pasi inspektoret të përfundojnë me shqyrtimin e rastit do të ketë edhe deklaratë konkrete.

Për rastin në fjalë TV Klan M kontaktoi edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. MPB konfirmoi rastin duke thënë se pas denoncimit janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“Sot në orën 07:55 në SH.F “25 Maji” në rrugën “Alija Avdoviq” në Shkup, në toaletin e meshkujve, nga ana e mirëmbajtësit të higjienës është gjetur një karikator arme. Pas denoncimit, menjëherë janë ndërmarrë masa adekuate, shkolla është zbrazur, kurse zyrtarët policor ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Pas rastit tragjik të fillim majit në Serbi, autoritetet e vendit thonë se kanë rritur nivelin e sigurisë në institucionet arsimore, kurse gjatë kësaj periudhe janë shënuar dhe zbardhur disa raste të dhunës shkollore.\KlanMacedonia

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic

Vuçiq: Nuk duam luftë, Serbia nuk do të dërgoj forca ushtarake në Kosovë

millan radojcic

Avokati serb: Dyshoj se Radoiçiq do të ndëshkohet, në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd është Aleksandar Vuçiq

gjobaa

MPB: 563 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

denari-756x420-696x387-1

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

Polina-Pavel-1080x720-1-780x470

Kush është Pavel, i biri i Yevgeny Prigozhin, që “po lëviz gurët” për t’u bërë kreu i ri i Wagner

avion-aeroplan-ushtarak

Hakmerret Turqia, bombardon ashpër bazat e kurdëve

ora-rryma-evn-struja

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti çmimi mesatar i rrymës për amvisëritë 6,737 denarë për një kilovat orë

LSDM

LSDM: Mickoski është anti-BE, ndërsa VMRO-ja është anti-perëndimore

Screenshot-4-2-696x414

Dogana e Maqedonisë konfiskoi disa motoçikleta dhe disa pajisje për automjete

INFO

NA NDIQ