KARIL-i do të rinovohet, gati plani për referimin e pacientëve

Picture of INA
INA

21/02/2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, dje vizitoi Klinikën Universitare për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv me Kujdes të Lartë (TOARILUC) dhe zhvilloi një takim me drejtoreshën, Marija Srceva Jovanovski, lidhur me aktivitetet përgatitore, të cilat janë në fazën përfundimtare për fillimin e një rekonstruksioni tërësor të hapësirave të KARIL-it, i cili po realizohet për herë të parë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).

“Për të siguruar një qasje të kujdesshme dhe të sigurt ndaj këtij renovimi, ju informojmë se gjatë periudhës së ardhshme, kjo klinikë do të funksionojë me kapacitet të reduktuar. Për këtë janë njoftuar të gjitha institucionet publike shëndetësore në vend. Sipas planit të hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, një pjesë e pacientëve do të transferohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’, Klinikën e Kirurgjisë ‘Shën Naumi i Ohrit’ dhe Klinikën e Neurokirurgjisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa kanë informuar se këto institucione shëndetësore do të pranojnë një numër të caktuar pacientësh, bazuar në marrëveshjen e përbashkët me institucionet shëndetësore publike.

“Institucionet shëndetësore që i përmendëm do të pranojnë një numër të caktuar pacientësh, bazuar në marrëveshjen e përbashkët me institucionet shëndetësore publike. Ky investim kapital është i një rëndësie kombëtare dhe për herë të parë që nga themelimi i Qendrës Klinike po ndërmerret një rikonstruksion i plotë i KARIL-it”, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

TË FUNDIT

Arrestohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç

Fatkeqësia në Koçan: A ka shqiptarë në mesin e viktimave? Flet Taravari

Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË