“Karma është ku**ë”, Rama “lëshon gojën”, komenti për skandalin e korrupsionit në PE

Picture of designer@fetishimedia.ch

20/01/2023

Kryeministri, Edi Rama, ka komentuar në panelin e Zgjerimit të Horizonteve Europiane në Forumin Botëror të Davosit skandalin me korrupsionin në Parlamentin Europian.

Rama tha në mënyrë karakteristike se kur u njoftua me rastin e skandalit ishte tronditur, ndrësa kishte thënë “Karma is a bi**h” ( që në shqip do të thotë Karma është ku***, pra çdo të mbjellësh do të korrësh me pak fjalë).

Para se të bënte komentin e mësipërm, Rama i kërkoi falje presidentes së PE, Metsola që ishte e pranishme në panel.

Por çfarë dihet për skandalin e korrupsionit në Parlamentin Evropian?

Në fillim të muajit dhjetor prokurorët belgë akuzuan nënpresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili dhe tre persona tjerë, përfshirë ish-pjesëtarin italian të Parlamentit Evropian, për korrupsion, spastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Akuzat dyshohet se janë të lidhura me një fushatë të sponsoruar ryshfeti nga Katari, shtet në të cilin aktualisht është duke zhvilluar kampionati i futbollit, Kupa e Botës.

Transmetuesi britanik, BBC ka raportuar se prokurorët dyshojnë që “ky shtet i Gjirit ka ndikuar në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian për shumë muaj”.

Shumë para të gatshme, gati 1.5 milion euro. Deri më tani dihet se në një dhomë të hotelit në Bruksel janë gjetur disa valixhe të mbushura me para, më pas rreth 600.000 euro në një rezidencë private dhe rreth 150.000 euro tjera në një banesë të përdorur nga Kaili, pavarësisht se avokati i saj – sikurse edhe vetë Katari – kanë mohuar çdo keqbërje.

Dhe, mund të ketë edhe më shumë. Më 12 dhjetor është realizuar një tjetër bastisje në disa zyra të Parlamentit Evropian dhe në disa rezidenca tjera private. Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar pajisjet teknologjike të 10 personave që punojnë në Parlament.

Më 14 dhjetor, të katër zyrtarët do të paraqiten para gjykatës në Bruksel. Ata janë: Kaili, e cila e ka mbrojtur disa herë publikisht Katarin, partneri i saj, Francesco Giorgi, i cili është po ashtu asistent parlamentar, ish-deputeti italian Pier Antonio Panzeri, i cili udhëheq organizatën joqeveritare, Lufto pandëshkueshmërinë dhe një këshilltar i paidentifikuar i Kailit.

Dy persona të tjerë janë arrestuar për këtë rast, mirëpo më vonë janë liruar.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË