“Karma” vjen nga Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri është drejt finalizimit të albumit të shumëpritur “Dafinë moj”.

Duffye ka publikuar këngën “Karma”, e cila u lansuar fillimisht në platformën Spotify, ndërsa është realizuar edhe me videoklip që pritet të vijë së shpejti, shkruan portali arbresh.info

“Psst… kënga ime e re Karma është publikuar…tregoi mikut”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që Dafina ka njoftuar se të gjitha të ardhura e grumbulluara nga shtija e albumit do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit në Kosovë.`

Ndërkohë, “Llafe llafe” në bashkëpunim me reperin, Lyrical Son është kënga e saj e fundit, që ishte një hit i kësaj vere me mbi 10 milionë klikime në YouTube.