Karrige në OKB për Kosovë, autonomi për serbët e saj, zgjidhja sipas Beogradit

Beogradi vazhdon avazin e tij të vjetër me ëndrra mesjetare e planeve djallëzore ndaj Kosovës edhe sot kur ajo ka zgjedhur rrugën e vet. Po i sjellim ashtu siç i prezantojnë mediat serbe, për informim të publikut që na ndjek, por edhe të politikanëve tanë që kanë ndikim në zhvillimet e politikave që lidhen me këto.

Europian dhe partneri më i ngushtë SHBA kërkojnë nga Beogradi e Prishtina që sa më parë të nënshkruajnë marrëveshjen juridike detyruese, ndërsa zyrtarët nga pala serbe e shqiptare ngadalë të përgatisin qytetarët për këto. Hapësirë për kompromis ka fare pak, ndërsa siç janë sot punët, “në lojë” janë karrigeje në OKB për Kosovën dhe autonomia dhe statusi i veçantë për serbët dhe për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë. Kështu komentojnë, ose dëshirojnë të ndodhë, mediat serbe. Sipas të përditshmes serbe “Blic” shkruan se zyrtarët serbë e ata të Kosovës asnjëherë s’kanë qenë më të gatshëm për kompromis si në këta dy muajt e fundit, transmeton Koha.net.

Kjo gazetë citon presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq se “marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën është shikim nga e ardhmja”, ndërsa presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se “nuk është reale në këtë moment të pritet që Serbia të njohë Kosovën”, por beson se sivjet do të arrihet marrëveshja me Serbinë, “që nuk do të thotë njohje e pavarësisë, por që Prishtinës do t’ia bënte të mundur karrigen në Kombet e Bashkuara”.

Theksohet se edhe Prishtina, edhe Beogradi do të humbnin shumë nëse nuk arrijnë marrëveshjen historike, Serbia anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërsa Kosova depërtimin në skenën ndërkombëtare.

Janjiq, që në qarqet serbe konsiderohet njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, konsideron se të gjitha tregimet për autonomi e ndarje “kanë rënë poshtë” qysh më 2001 kur Serbia pranoi që Kosova të bëhet njësi statistikore e EUROSTAT-it, pastaj që MSA-ja nuk ka të bëjë me Kosovën dhe përfundimisht pas Marrëveshjes së parë të Brukselit nga viti 2013. Prandaj, sipas tij, nuk ka kthim në të vjetrën, porse ekzistojnë gjëra që përbëjnë interes të Serbisë, disa nga të cilat tashmë janë përkufizuar.

 

“Interes do të mund të ishte që Serbia të kërkojë vetadministrim për pakicën serbe në Kosovë, ashtu siç e kanë shqiptarët në Serbi”. Sipas interes do të ishte mbrojtja e trashëgimisë kulturore, gjë që parashihet edhe me Planin e Ahtisarit, i cili ndër të tjera parasheh që Kisha Ortodokse Serbe është pronar ekskluziv i pronës së saj në Kosovë, me të drejtën ekskluzive diskrecionale të qeverisë pronën e saj dhe ka qasje në të gjitha objektet e saj, e po ashtu që prijësit shpirtërorë kanë të drejtë në siguri shtesë, imunitet dhe privilegje të tjera, transmeton Koha.net.

 

Këto do të duhej, siç citohet të ketë thënë ai, pjesë e marrëveshjes midis Beogradit e Prishtoinës.

 

Janjiq thotë se në Kosovë nuk është bërë restitucioni, ndërsa Serbia këtu do të mund të përfitonte. Si interes të Serbisë ai përmend “sigurinë njerëzore, por edhe siguri tjetër të fortë”, që do të kishte lidhje me bashkëpunimin kur bëhet fjalë për, ta zëmë, fatkeqësitë natyrore siç janë vërshimat dhe zjarret, por edhe për shkëmbim të të dhënave informative kur është fjala, ta zëmë, rreth kriminalitetit.

 

“Interes mund të ishin edhe kufiri administrativ me vështrim të stabilizimit të situatës dhe që kalimi të lehtësohet për kalim, por them se kjo çështje do të zgjidhet për një kohë të gjatë. Serbia do të jetë anëtare e BE-së para Kosovës dhe nëse kjo çështje nuk zgjidhet do të përballet me shumë vështirësi” shprehet ai dhe shton se ka rëndësi edhe bashkëpunimi për zhvillimin rajonal si dhe për sigurinë energjetike.

 

Doktori i Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit, Stefan Surliq, konsideron se serbët e Kosovës do të mund të fitonin autonomi të gjerë. Siç e citon “Blici” ai ka thënë se Serbia duhet të insistojë për këtë, por edhe për pronësinë të ndërmarrjeve në Kosovë dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Nëse Serbia fiton Trepçën, Gazivodën, Brezovicën, kjo do të ishte gjë e mirë për njerëzit (serbët – sqarim ynë) që jetojnë në Kosovë e Metohi, meqë këto ndërmarrje janë vitale për ekzistencën e tyre në Krahinën Jugore Serbe”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.

“Ata do të mbeteshin në Serbi përmes sistemit shëndetësor e arsimor, kështu që do të ishin sikur jetojnë në Serbi, ndërsa nga ana tjetër shqiptarët do të realizonin shtetësinë e tyre. Një zgjidhje e tillë më duket se do të ishte e qëndrueshme” thotë Surliq dhe shton se Asociacioni (Bashkësia) e Komunave Serbe (AKS) është vetëm modifikim kundruall Planit të Ahtisarit, dhe se bashkësia ndërkombëtare në fakt “po luan” në kornizat e vendosura qysh kaherë.

Analistët nga Kosova nuk besojnë se zyrtarët e pushtetit në Kosovë do të mund të përmbushnin kaq kërkesa të Beogradit, siç pretendojnë mbashëbiseduesit e “Blicit” nga Beogradi. Nga Serbia presin njohjen e pavarësisë së Kosovës, nëse jo tash atëherë kur të pranohet në Kombet e Bashkuara.