Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shpërndarë sot aktvendime për legalizim të objekteve, për qytetarët.
“Sot në Komunën e Tetovës kam shpërndarë Aktvendime për legalizim të objekteve, për qytetarët të cilët prej kohësh e kanë pritur këtë moment.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së një problemi. Do të vazhdojmë me përkushtim për t’i ndihmuar qytetarët tanë, që të ndihen të sigurt në pronat e tyre për një të ardhme më të qetë dhe më të mirë”, njoftoi Kasami.