Kasami: As shiu nuk e ndali festën në Tetovë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se, dalëngadalë Tetova po rikthehet në një qendër të kulturës dhe zhvillimit.

“Edhe pse një mot me shi, kjo nuk i’u pengoi qytetarëve që të dalin dhe të ndjekin atmosferën e mrrekullueshme që u bë në sheshin “ILIRIA”. Në prezencë të mikut tim, Bardh Spahia, artistit të madh shqiptar, Mirush Kabashi performuan ansamble nga Shkodra dhe OJQ Kori “Nexhmije Pagarusha”. Sheshi i qytetit bashkoi trevat kështu u shprehën qytetarët tanë.

Nata u bë edhe më e bukur në parkun e “Bletëve”, aty ku talentët e rinj e entuziast performuan këngët e tyre duke kënaqur qindra të rinjë që ishin mbledhur sonte atje, së bashku me Stand Up comedy e jashtëzakonshme të aktorit Hasim Memishi Sopi dhe Burhan Amiti.

Dalëngadalë Tetova po rikthehet në një qendër të kulturës duke bashkuar kështu qytetarët tanë për një qytet më të mirë e zhvillimor.

#përTETOVËNtonë ❤️”, ka shkruar Kasami. (INA)