Kasami: BDI po krijon parti fiktive

INA
INA

19 Shtator, 2023

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistë për Alsat ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme partitë shqiptare do të ndahen në dy blloqe; blloku opozitar shqiptar dhe blloku tjetër i bashkuar me LSDM-në brenda të cilës përshinë BDI-në, ASH-në dhe partitë e sapokrijuara. Kasami tha se BDI po krijon parti fiktive vetëm për të shpëtuar nga humbja e trupit votues.

“Fronti opozitar ka fuqi ta rrëzon jo vetëm BDI-në por të gjitha partitë në Qeveri dhe këtë nuk e themi për fuqinë tonë, por për fuqinë e votës shqiptare. Shqiptarët janë të lodhur me BDI-në për më shumë se 20 vite në pushtet, me disa vazalë të cilët në momente të caktuara kanë luajtur rolin e opozitës. Sot për herë të parë dhe këtë e pranojnë edhe eksponentë të Qeverisë dhe disa parti të krijuara me dirigjim të BDI-së se në këto zgjedhje do të ketë dy blloqe: blloku i LSDM-BDI-së dhe blloku i opozitës shqiptare”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Kasami akuzoi ish kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për opozitar të rrejshëm, duke shtuar Sela provoi cdo koalicion dhe në fund u dorëzua para BDI-së.

“Nuk mundesh armikun ta presësh në shtëpi. Ziadin Sela e priti Ali Ahmetin në shtëpi dhe i shkoi në shtëpi dhe pastaj e shpalli vrasës për 27 prillin. Po flasim për një opozitar të rrejshëm i cili ka luajtur rolin e opozitës por i ka shërbyes BDI-së dhe vazhdon t’i shërben duke e shpëtuar atë në momentet më kritike dhe do të vazhdon do t’i shërben duke shkuar në koalicion parazgjedhor. Edhe pse ka zëra se e mohojnë këtë, unë jam shumë i sigurt se ASH-ja hyri në Qeveri për të shkuar në zgjedhje me lista të përbashkëta”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Duke folur për ndryshimet në Kodin Penal dhe amnistinë e pretenduar ndaj ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, Kasami tha se një fakt të tillë e pranoi vetë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i cili pranoi se gjatë negociatave për Qeveri në vitin 2016-2017 është biseduar edhe për faljen dhe shpëtimin e Gruevskit nga përgjegjësia penale. Lidhur me interpelancën ndaj kryeprokurorit Ljubomir Joveski, Kasami tha se iniciativa do t’i vendosë në sprovë të gjithë deputetët për të parë nëse dikush mbështet sipas tij, krimet e aprovuara nga kreu i organit të akuzës. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Donika Gervalla

Gërvalla pas letrës së Radoiçiqit: Konfirmon që shteti serb është i përfshirë, të sanksionhet regjmimi Vuçiqit

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

tome-gashi

Tomë Gashi zbulon se kush e bëri të famshëm Radojçiqin në Kosovë, ja kë përmend!

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Canak

Çanak: Ja pse në Banjskë dështoi skenari sipas yrnekut të viteve ‘90′

Ganimete Musliu Ganja

Ganja kërkon mobilizimin e deputetëve: Mos t’i lejojmë deputetët e Listës Serbe të futen në Kuvendin e Kosovës

INFO

NA NDIQ