Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

Picture of INA
INA

21/06/2024

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami në prezantimin e prioriteteve të qeverisjes së VLEN në mandatin katër vjeçar theksoi se VLEN si pjesë e Qeverisë së re, do të zbatojë pikat e programit e saj, ndër të cilat është Decentralizimi i plotë lokal.

Gjithashtu ai deklaroi se në qeverinë VMRO-VLEN do të fuqizohen komunat do të jenë niveli kryesor shtetëror, sa i përket investimeve, administratës, rendit civil dhe shërbimeve publike.

“VLEN si pjesë e Qeverisë së re, do të zbatojë pikat e programit e saj, ndër të cilat është Decentralizimi i plotë lokal. Ne do të zbatojmë praktikën europiane të decentralizimit, që do të thotë: më shumë buxhet dhe më shumë fuqi vendimmarrëse për komunat tona, më shumë zhvillim dhe më shumë barazi për qytetarët tanë, duke i marrë modelet e shteteve të zhvilluara si Gjermania dhe Belgjika. Poashtu në programin e VLEN edhe të Qeverisë, i cili së shpejti do të miratohet në Kuvend, nga buxheti i shtetit, vetëm për vitin 2024, do të ndahen mbi 100 milionë euro për komunat, me qëllim zhvillimin sa më të shpejtë komunal dhe realizimin urgjent të projekteve më të domosdoshme për qytetarët e komunave. E gjithë kjo, që komunat, me investimet e tyre të kalojnë në pragun e çdo qytetari, pavarësisht a jeton në Qendër të qytetit, ose në viset më malore të vendit. Për këtë Komuna e Tetovës dhe komunat tjera të udhëhequra nga VLEN, veçse po përgatisim projektet për të cilat do të kërkojmë buxhet nga Qeveria. Tani, me qeverisjen e VLEN, Komunat do të jenë niveli kryesor shtetëror, sa i përket investimeve, administratës, rendit civil dhe shërbimeve publike.” – deklaroi Kasami.

TË FUNDIT

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Mesazhi i Ali Ahmetit nga Haraçina

VIDEO/Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË