Kasami dhe Zendeli u takuan me kryeministrin Zaev

0

Kryeministri Zoran Zaev ka pritur në një takim përfaqësues të lëvizjes Besa, kryetarin Bilall Kasamin dhe deputetin Fadil Zendelin.

Nuk dihet se për çfarë është biseduar në këtë takim, por gjatë konferencës së ditës së sotme të Kasamit është theksuar se në takim do të bisedohet për procesin e reformave.

Ky takim zhvillohet në kohën kur Lëvizja BESA po përballet me përplasje të brendshme politike. Në kuadër të delegacionit të krahut të Kasamit ishte edhe deputeti Zendeli, i cili deri kohë më parë ishte thirrur si drejtues i partisë RDK.