Kasami: “E çliruam Tetovën, do t’i çlirojmë shqiptarët në Maqedoni”

Picture of designer@fetishimedia.ch

15/02/2022

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se Lëvizja Besa kërkon që sa më shpejtë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kasami në emisionin Click Plus në TV21 nënvizoi se Lëvizja Besa do të “çlirojë shqiptarët, ashtu siç e çliruan Tetovën”.

“Jam dyfish i motivuar që të vazhdojmë betejën politike që të çlirojmë shqiptarët ashtu siç e çliruam Tetovën. Jam i bindur që nëse Tetovën e gjetëm në këtë katrahurë, gjendja e shqiptarëve në nivel nacional është dyfish më e rëndë se kjo”, tha mes tjerash Kasami.

Ai ka folur për borxhet marramendëshe që i ka trashëguar në komunën e Tetovës, duke drejtuar gishtin tek ish-kryetarja Teuta Arifi. Sipas tij, komuna e Tetovës i ka borxh rreth 435 kompanive, ndërsa mbi 7 milionë euro janë në procesim përmbarimi, pa llogaritur kamatat e dënimit.

“Unë kam 435 vendime përmbarimi, Bilall Kasami nuk disponon me llogarinë e Komunës së Tetovës. Mbi 600 mijë euro më janë marrë në llogari nga përmbaruesit. Përmbaruesit marrin edhe kamata të dënimit, pra unë për momentin mbi 600 mijë euro më kanë shkuar, një pjesë pjesë e konsiderueshme për kamata. Unë mbi 7 milionë euro i kam në përmbarim, nga këto 7 milionë euro të cilat i kam këtu, unë nuk e di sa është kamata, kamata mund të jetë 3 milionë euro. Kjo 7 milionë euro mund të shkoje shumë më lartë, sepse përllogaritjen e kamatës së dënimit e bën Banka Qëndrore”, deklaroi kreu i komunës së Tetovës.

Kasami sërish ka përmendur edhe mbi 811 kontrata pune, shumica fiktive, ndërsa për këtë ka thënë se ata që nuk kanë punuar duhet të kthejnë paratë. (INA)

TË FUNDIT

Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon

Gashi në Marakesh: Vendi ynë synon rol aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar

Mexhiti – Kallas: Me mbështetjen e partnerëve tanë, vazhdojmë me vendosmëri drejt anëtarësimit në familjen evropiane

Bardhi ka një mesazh për Vis Pupën, pas shpalljes në kërkim të tij

ME TE LEXUARA

1
Plas sherri në emision 'live': “Veç je femër se...” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit
1
Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri
1
Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon
1
Gashi në Marakesh: Vendi ynë synon rol aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar
1
Mexhiti – Kallas: Me mbështetjen e partnerëve tanë, vazhdojmë me vendosmëri drejt anëtarësimit në familjen evropiane

LEXO MË SHUMË