Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga ana e komunës ka ndarë 40 mijë denarë banore më të re të Tetovës.
“Në spitalin e Tetovës me bashkëshorten time, vizituam banorin më të ri të Tetovës – është vajzë (Ajza). Sipas mjekëve kujdestar, fëmija së bashku me nënën janë në gjendje të mirë shëndetësore, ku nga ana e komunës dhuruam një vauçer prej 40.000,00 denarëve.
Një tjetër lajm i mirë është edhe një donancion me 5 Inkubatorë nga familja Fazlija në bashkëpunim me “MarmoFix” dhe komunën e Tetovës për spitalin e qytetit.
Uroj për një vit plotë shëndet dhe harmoni në familjet tuaja”, ka shkruar Kasami.(INA)