Kasami godet Zaevin, ja porosia që i dërgohet?!

0

Në prag të zgjerimit të shumicës parlamentare që kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e ka paralajmëruar që në fillim të këtij viti si duke një nga liderët e partive që negociojnë për kyçje në qeveri po ja prish planet kryeministrit Zaev. Bëhet fjalë për kreun Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili edhe përkundër paraqitjeve korrekte ndaj qeverisë aktuale si duket me kalimin e kohës kuptoi se qëllimi i Zaevit nuk është përmirsimi i kualitetit në qeverisje dhe inicimi i reformave por vetëm zgjerimi teknik i shumicës parlamentare që do ti ofronte kryeministrit komoditet për të forcuar pushtetin e tij.

Të kontaktuar nga “TopAl News” burime të larta në Lëvizjen Besa pjesërisht vërtetuan se qasja e kryeministrit Zaev gjatë bisedimeve nuk është e njejtja me atë që e flet në publik. “Është fakt se Zaevi në bisedimet që zhvillohen mundohet të tregojë një qasje shumë optimiste ndërsa në publik bën të kundërtën duke prolonguar gjithçka nga ajo që dakordohet me kryetarin Kasami”- deklaroi funksionari i lartë i Lëvizjes Besa.

Poashtu i njejti burim brenda Lëvizjes Besa deklaron se qëllimi i partisë të tyre prej në fillim nuk ka nisur me idenë që kyçjen në qeveri ta shohin vetëm si proces teknik të sigurimit të numrave, por si proces kualitativ që do bëjë diferencën në menaxhim dhe qasje. “Është e vërtetë se ky taktizim nga ana e Zaevit dëshmon se ai gjithë procesin e ka konceptuar si çështje teknike për të siguruar vetëm numra duke mos i dhënë prioritet kualitetit dhe energjisë pozitive që më së shumti i duhet kësaj qeverie që po deklarohet si reformatore. Paramendoni, shumicës i’u bashkangjit Amdi Bajrami i cili deri dje në në forma më vulgare e ofendonte Zaevin, nga ana tjeter Menduh Thaçi i cili është në proces gjyqësor pikërisht për ndikim në dëm të Zaevit në zgjedhjet lokale për komunën e Strumicës dhe kur ja shton edhe “flirt”-in me Partinë Socialiste të Xingos, një nga deputetët e të cilit akuzohet se më 27 prill 2017 ka futur turmën e huliganëve në parlament që donin të vrisnin Zaevin, atëhere ju krijohet fotografia e qartë se nga ish regjimi i Gruevskit në këtë qeveri të Zaevit do mungojë vetëm Gruevski dhe Mijallkovi dhe gjithçka tjetër do mbetet e njëlloj” komentoi zyrtari i lartë i Lëvizjes Besa për “TopAl News”.

Nga ana tjetër, grupi prej tre deputetëve që udhëhiqen nga Afrim Gashi nuk japin detaje në publik rreth negociatave që po zhvillojnë me Zaevin, duke lënë të nënkuptohet se ata janë në pritje të kyçjes në qeveri bashkë me PDSH-në e Menduh Thaçit.

Komentet

komentet