Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i ka replikuar kreut të BDI, Ali Ahmeti, i cili nga Tirana theksoi se BESA nuk ka takat për të thirr takim për heqjen e 20-shit nga Kushtetuta.
“Kryetari i BDI-së nga Tirana paska komentuar Lëvizjen BESA dhe “takatin” politik të saj.
Po kjo BESË, me këtë “takat”, të mposhti dy herë radhazi në kryeqendrën e shqiptarëve të RMV-së – Tetovën.
Kësaj radhe nuk të shpëton dot askush nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme, kurdoherë që të mbahen ato!”, ka nënvizuar Kasami.(INA)