Kasami i përgjigjet Dimitrievskit për flamurin kombëtar: Nuk është ai që përcakton se kur dhe si të përdorim flamurin tonë (VIDEO)

Picture of ina-online
ina-online

02/07/2024

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i është përgjigjur kryetarit të partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, i cili tha se do të dal nga koalicioni qeveritar nëse ministrat shqiptarë nga VLEN do të vendosin flamurin shqiptar në hapësirat qeveritare, përcjell INA.

“Nuk është Dimitrievski që që përcakton se kur dhe si do të përdoret flamuri kombëtar. Urojmë që kryetari i ZNAM tanimë si partner në koalicionin qeverisës të dal nga retorika parazgjedhore dhe të kuptojë se tanimë jemi pjesë e Qeverisë dhe duhet të punojmë për qytetarët dhe për obligimet që i kemi marrë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike. Ne si qytetarë shqiptarë të këtij vendi respektojmë dhe përkrahim bashkëqytetarët tanë maqedonas në mbrojtje të identetit të tyre dhe këtë e presim edhe nga ta që të na përkrahin në mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptarë, dhe se flamuri kombëtar është segment i rëndësishëm i këtij identiteti dhe ne presim që edhe Maksim Dimitrievski ta respektojë këtë element të rëndësishëm të identitetit shqiptar”, deklaroi Kasami.

Dimitrievski ka reaguar pas takimit të parë koordinues të ministrave të VLEN-it në kabinetin e zv/kryeministrit të parë Izet Mexhiti, ku ishin vendosur flamuri shtetëror, flamuri kombëtar dhe ai i BE-së.

“Ky është ai narrativi BDI që vazhdon në kontinuitet. Nëse vazhdon qasja e tillë nuk do të jemi pjesë e Qeverisë dhe do të dalim”, ka thënë Dimitrievski për Kanal5.(INA)

TË FUNDIT
5 orë
CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President
10 orë
Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut
10 orë
Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale
15 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
15 orë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

ME TE LEXUARA

15 orë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!
19 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
15 orë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar
19 orë
Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara
15 orë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje
19 orë
Mexhiti fton mërgimtarët në takim në Çarshinë e Shkupit
15 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
19 orë
Nga 30 zjarre të hapura, 9 vatra janë ende aktive

LEXO MË SHUMË

Biden

CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President

FB_IMG_1721587620945

Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut

Biden

Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

mickoski djali

LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!

vmro-bdi

VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

moti Vapa nxehti temperaturat

I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

vlen

VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

adnan azizi

Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!

INFO

NA NDIQ