Kasami: Jemi mandatarët e ardhshëm për formimin e qeverisë

0

Kreu i BESËS, Bilall Kasami përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka theksuar se koalicioni Mundemi është mandatarë për fomimin e qeverisë së ardhshme.

“Fillimisht më lejoni të uroj fitoren e koalicionit tonë “MUNDEMI” dhe angazhimin e fuqishëm të aktivistëve të Lëvizjes BESA. Nga këto zgjedhje, Lëvizja BESA ka fituar 4 mandate të betonuara dhe së bashku me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë jemi mandatarët për formimin e Qeverisë”, shkruan Kasam.

Kasami, shpreson në krijimin e sa më të shpejt të institucioneve.

“Rruga jonë e përbashkët është për në BE dhe çdo devijim tjetër do të ishte i dëmshëm për vendin. Uroj që sa më shpejt të krijohen institucionet e vendit, sepse na presin shumë punë. Lufta kundër Covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, do të jenë sfidat kryesore të qeverisë të ardhshme”, ka shkruar ndër të tjerash, Kasami.