Kasami: Jemi të vetmit që i jemi qasur kësaj fushate zgjedhore me një koncept të qartë politik

0

Kreu i Besës, Bilall Kasami ka theksuar nga Tetova se koalicioni i tyre me kandidatin Blerim Reka janë të vetmit që i janë qasur kësaj fushate zgjedhore me një koncept të qartë politik.

“Ne jemi të vetmit që jemi qasur kësaj fushate zgjedhore me një koncept të qartë politik duke ofruar shans këtij shteti të zhvillohet dhe prosperojë ashtu si i ka hije një shteti evropian”, theksoi Kasami.

Ai më tej shtoj se ky shtet mund të mbijetkjë vetëm mbi parimun e partneriteti të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Ky shtet mund të mbijetojë vetem mbi parimin e partneritetit të barabartë mes shqiptareve dhe maqedonasve. Çdo imporovizim tjetër është vetëm kthim në bashkim vllazërim kur çmimin çdoherë e kanë paguar shqiptarët ndërsa benefitet i kanë fituar maqedonasit”, përfundoj Kasami.

Ndryshe zgjedhjet presidenciale do të mbahen ditën e diel, më 21 prill.