Kasami ka një porosi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese

0

Pas një periudhe shumë të vështirë negociatash për ndryshimet kushtetuese, përfundimisht mund të deklaroj se këtë proces e përmbyllëm ne sukses. Për her të parë një parti opozitare shqiptare arrinë një marrëveshje dinjitoze me qeverinë. Më lejoni që t`Ju falënderoj të gjithëve një nga një për përkrahjen e parezervë që na e dhatë në këto momente të rëndësishme për Lëvizjen BESA dhe shqiptarët në Maqedoni. Ju lutem që këtë mesazh falënderimi ta percillni deri te çdo anëtarë i Lëvizjes BESA”, ka shkruar kreu i kësaj partie, Bilall Kasami.

Ai gjithashtu ka shprehur përgëzime për sic theksoi “ekipin negociator për angazhimin dhe përkushtimin e pashoq për marrëveshjen e arritur.”
“Në fund, një falenderim i madh për dy deputetët tanë që treguan se si mbrohet dinjiteti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë. Edhe përkundër një situate shumë të rëndë, me intervenime nga gjitha anët, qëndruan stoikë duke mbrojtur pa asnjë rezervë vendimin e partisë. Me Ju jam i gatshëm të flijoj gjithçka për të vazhduar me dinjitet këtë rrugë të vështirë që jemi duke e bërë bashkë. Na priftë e mbara! Urime shqiptarë rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE -së!”, ka shkruar Kasami. (INA)