Kasami: Kodra e Diellit së shpejti me investitor vendas

Picture of ina-online
ina-online

27/09/2024

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka akuzuar Qeverinë e shkuar se ka mashtruar qytetarët për Kodrën e Diellit. Sipas Kasamit, nuk ka pasur asnjë marrëveshje gojore apo parakontratë me ndonjë firmë për privatizimin e Kodrës së Diellit, apo dhënien e të njëjtës me partneritet publiko- privat, por kanë qenë vetëm fjalë boshe dhe marketing parazgjedhor. Kasami paralajmëron së shpejti marrëveshje me një kompani vendase, e cila sipas tij ka interesim serioz për marrjen nën koncesion të Kodrës së Diellit, përcjell Alsat.

“Fatkeqësisht si shumë mashtrime të tjera të Qeverisë së kaluar, edhe ky është një mashtrim klasik, nuk ka asnjë kontratë të formalizuar. Ka pasur një interesim paraprak të njërit nga ministrat e asaj qeverie, por me largimin e atij ministri përfundoi gjithçka….Jemi në fund të përpilimit dhe miratimit të planit urbanistik që do jetë një stimul i fuqishëm i investimeve private dhe publike në Kodrën e Diellit që përfundimisht ky resort do merr pamjen e një resorti modern. Po ashtu me partnerët e koalicionit, jemi duke biseduar me kompani private të cilat janë të interesuara për të gjet investues për këtë zonë. Pra bëhet fjalë për një kompani me renome ndërkombëtare që vijnë nga Теtova dhe me të cilat kanë nisur kontaktet e para me operator ndërkombëtar për të investuar por jo vetëm , pra edhe për të sjellë turistë”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Deri më tani, edhe përkundër premtimeve të shumta, e vetmja gjë që është bërë në Kodër të Diellit, është asfaltimi i rrugës së vikend shtëpizave. Drejtori i Kodrës së Diellit, Adem Abdullahu përmes telefonit tha se kanë nisur të bëhen parapërgatitjet gjegjësisht kontrollet për sezonin dimëror.

Kodra e Diellit, edhe sivjet do ta nis sezonin me shumë pika kanalizimi që përfundojnë në rrugë duke shkaktuar akull dhe vështirësi kalimi, si dhe papastërti dhe aromë të keqe. Edhe përkundër alaramimit për vite me radhë, këto pika ku është i dëmtuar kanalizimi, asnjëherë nuk u rregulluan siç kërkojnë standardet. /Alsat.mk

TË FUNDIT
10 orë
Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair
11 orë
LSDM: Rritja e pagave të arsimtarëve për vetëm 5% në vend të 12% të planifikuar është e turpshme!
11 orë
“Ka kaluar koha e Balancuesit”, Mickoski: Të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë
15 orë
Lefkov: BDI si Qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit, tani vetëm po manipulon me popullin
15 orë
Mexhiti: Pse BDI nuk protestoi kur u abroguan dispozitat e Ligjit për evidencën amë

ME TE LEXUARA

17 orë
Ministri Limani merr pjesë në Forumin për të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit
22 orë
Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen sërish do të vizitoj Shkupin
15 orë
“Tigrat” në askion në Nikushtak të Likovës, kapen armë dhe drogë
22 orë
BE dha vizë, ja sa para do të përfitoj Maqedonia e Veriut për reformat
15 orë
Mexhiti: Pse BDI nuk protestoi kur u abroguan dispozitat e Ligjit për evidencën amë
21 orë
Parashikimi i motit sot
15 orë
Lefkov: BDI si Qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit, tani vetëm po manipulon me popullin
20 orë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin shkaku i ajrit të ndotur

LEXO MË SHUMË

makine-zjarr-750x430

Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair

LSDM

LSDM: Rritja e pagave të arsimtarëve për vetëm 5% në vend të 12% të planifikuar është e turpshme!

Hristijan Mickoski

“Ka kaluar koha e Balancuesit”, Mickoski: Të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë

Mile-Lefkov

Lefkov: BDI si Qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit, tani vetëm po manipulon me popullin

izet mexhiti

Mexhiti: Pse BDI nuk protestoi kur u abroguan dispozitat e Ligjit për evidencën amë

tigra bastisje

“Tigrat” në askion në Nikushtak të Likovës, kapen armë dhe drogë

fatmir limani

Ministri Limani merr pjesë në Forumin për të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit

gjyqi per vanja dhe pance palevski palco

I akuzuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës kthehet nga spitali në burg, gjendja e tij është e mirë

ali ahmeti

Ali Ahmeti pret ambasadorin bullgar Radukov: Të zbatohet korniza negociuese me BE-në

INFO

NA NDIQ