Kasami: Kjo qeveri s’ka kapacitete për të realizuar “Korridorin 8”, për sa projekte gënjeu për Tetovën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

5 Prill, 2023

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherit i Lëvizjes BESA, Biljal Kasami theksoi sot se qeveria aktuale nuk ka kapacitete për të realizuar pjesët e paralajmëruara të autostradës nga “Korridori 8”, sepse siç tha ai qeveria ka shumë projekte për rajonin e Tetovës që vetëm janë paralajmëruar dhe nuk janë realizuar.

Për mospjesëmarrjen e djeshme në ceremoninë për Korridorin 8, ai nuk është përgjigjur nëse Komuna ka ftesë, por ka thënë se nuk do të marrin pjesë në “dasmat pa nuse dhe dhëndër” të Qeverisë.

“Nuk do të marrim pjesë në asnjë promovim dasme pa dhëndrin dhe nusen, sepse e dimë që kjo qeveri është e njohur që bën dasma të tilla. Deri më tani vetëm në rajonin e Tetovës ka promovuar tre projekte që nuk janë askund. Së pari, fabrika e makinave elektrike, e cila u promovua para zgjedhjeve, askush nuk e di se kur do të vendoset gurthemeli. Gjithashtu, një investim prej 150 milionë eurosh e ka promovuar vetë ish-kryeministri në Tetovë në një fushatë elektorale. Edhe nga Ecolog në pjesën e investimeve në objekte rezidenciale, spitalore e të tilla, e promovoi vetë kryeministri Zaev. Ish-ministri i Ekologjisë promovoi një investim për Kodrën e Diellit, mbi 150.000.000 euro, dhe ministri shkoi, investimi shkoi”, theksoi Bilall Kasami.

Ai tha se njoftime të tilla nga pushteti qendror janë për shkak të dështimit të tyre.

“Për ne si Lëvizja Besa, Korridori 8 është një nga korridoret më të rëndësishme, sepse ashtu si Korridori 10, i cili lidh jugun me veriun, është po aq i rëndësishëm sa ka qenë dhe tashmë është përfunduar, po aq i rëndësishëm është edhe Korridori 8. Kjo qeveri nuk ka kapacitet ta realizojë dhe të gjitha këto po bëhen, mediat çdo ditë e bëjnë të ditur se qëllimi është korruptiv dhe se qëllimi është të mos realizohet një projekt i tillë kapital”, theksoi Kasami.

Kryetari i Komunës së Tetovës tha se komuna e Tetovës nuk ka asnjë bashkëpunim me pushtetin qendror në fushën e arsimit, me policinë, urbanizmin dhe kulturën dhe për këtë po vuajnë qytetarët. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_2044

E fejuan kur ishte vetëm 4 vjet, historia e pabesueshme e gruas: 18 vjet jam martu, ai i ka pas 15, fëmijë u kanë

IMG_2041

Haziri me akuza: Qeveria Kurti shkaktoi krizën e 7-të me Veriun gjatë mandatit të saj

hotel

Në Strugë dhe Ohër në gastronomi nevojiten rreth 2000 punëtorë, por nuk ka kush të punojë, rinia largohet

IMG_2043

Shea: Veriu çështje e brendshme e Kosovës, punoni me BE-në e SHBA-në dhe mos e humbni besimin

mesi-argentina

Gazetari argjentinas zbulon të ardhmen e Messit

kurti vucic

Kurti thotë se dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste, pjesë e listës së pagave të Serbisë

kurti kfor

Komandanti i KFOR-it: Albin Kurti ka bërë veprime të njëanshme

cigare-750x430

Shqipëria, e fundit në rajon për kultivimin e duhanit

vucic

Mediat kroate: Vuçiq me video-adresim gati si Millosheviqi në vitin 2000

INFO

NA NDIQ