Kasami: Kosova është shtet i pavarur, ta shtrijë juridiksionin e vetë në gjithë territorin

INA
INA

29 Maj, 2023

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës.

Ai thotë se, Kosova është shtet i pavarur dhe duhet ta shtrijë juridiksionin e vetë në gjithë territorin.

“Sovraniteti territorial nënkupton respektim të ligjeve në çdo cep të shtetit, pra edhe në veri të Kosovës, në komunat ku ka kryetar komunash që janë zgjedhur në mënyrë legale dhe legjitime.

Pavarësisht nga reagimet qëllimmira të partnerëve ndërkombëtar, shteti i Kosovës e ka për detyrë që mbi principet demokratike dhe të respektimit të ligjit ta shtrijë sovranitetin në gjithë territorin për funksionim normal të institicioneve.

Principet e shtetit ligjor dhe të vlerave demokratike nuk mund të jenë përjashtim për veriun e Kosovës vetëm e vetëm pse Serbia ka aspirata ekspansioniste dhe bandat e saj paraushtarake duan ta cënojnë sovranitetin e Kosovës.

Mbështesim parezervë shtrirjen e juridiksionit në gjithë territorin e Kosovës dhe mbështesim institucionet demokratike të Republikës së Kosovës në sprovën e madhe për respektim të ligjit dhe vlerave demokratike”, është shprehur Kasami. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

bujar osmani

Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Bujar Osmani kontakton Daçiqin: Mirëpres deklaratën për tërheqje

zemra semundje

Shtohen sëmundjet e zemrës tek të rinjtë në Maqedoni, mjekët apelojnë për kontrolle

INFO

NA NDIQ