Kasami, Mexhiti dhe Gashi braktisën takimin e liderëve, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

ina-online
ina-online

04/12/2023

Krerët e koalicionit opozitar Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) kanë braktisur takimin e liderëve, për caktimin e datës së zgjedhjeve, mëson INA.

Izet Mexhiti nga ky koalicion theksoi se ata takimin e kanë braktisur pas largimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi, në momentin kur është diskutuar për anëtarin në KSHZ.

“Edhe në dolëm për shkak se nuk kishim me këndë ti ballafaqojmë argumentet”, tha Mexhiti.

Ai tha se ata kërkojnë që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare ngase kjo qeveri ka dështuar në premtimin kryesor për integrimin vendit.

“Kështu propozimi ynë për datë zgjedhjet të jenë 14 dhe 28 prill, pra më 28 prill jetë rrethi i dytë i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që të mos vijmë në momente që dikush mos t’i pranoj rezultatet”, tha Mexhiti.

Sa i përket qeverisë teknike, ai tha se duhet të ketë, por që ministrat duhet t’i takojnë opozitës shqiptare me qëllim që të krijohen kushte për zgjedhje fer dhe demokratike.

Sa i përket anëtarit të KSHZ-së, Mexhiti, tha se këtë kryeparlamentari Xhaferi po e zgjatë tërë kohën, pra një vit, dhe ka intencë që të mos zgjedhet anëtarë dhe të mos jetë i kompletuar KSHZ-ja.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

INFO

NA NDIQ