Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Tetovë.
“MIRË SE ERDHE NË TETOVËN DARDANE z.KRYEMINISTËR! I nderuar të mirëpres në takim vëllazëror kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti”, nënvizoi Kasami.
Sipas tij, në takim është diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit në rafshin lokal, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës.
“Lidhja jonë është shpirtërore dhe ne këtë e kemi dëshmuar me bashkëpunimet e deritanishme. Poashtu biseduam edhe për situatën politike në vend si dhe rreth zhvillimeve të fundit. Turizmi malor është një mundësi tejet e mirë për t’u afruar Tetova dhe Prizreni dhe ne mbetemi të angazhuar që të ofrojmë mundësinë që qytetarët tanë lirshëm të qarkullojnë nëpërmjet projekteve të përbashkëta zhvillimore. Gjithashtu, Kryeministrit Kurti i dhurova pikturën e cila simbolizon dëshminë e vuajtjeve të dikurshme të popullit shqiptar nga Prizreni dhe Tetova, të cilët u munduan gjatë jetës së tyre.
Sot, jemi shumë më mirë se dje, po punojmë që e nesërmja të na gjejë me investime kapitale dhe projekte kombëtare”, ka shkruar Kasami. (INA)