Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e ri të MBretërisë së Bashkuar, Mathew Lawson.
Kasami e uroi atë për detyrën e re ndërsa në takim kanë biseduar për potencialin ekonomik dhe kulturor të Tetovës, si qytet i bashkëjetesës mes etnive të ndryshme, informon Zhurnal.
Dy palët ranë dakord që të intensifikohet bashkëpunimi mes ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe komunës së Tetovës.
https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/pfbid02WXcfpoHFgfsXGAUtR38TzP2AkrXAX2YsS24x1qDuL46UnMQHvh6arZoe2JQNeWjhl