Kasami në Prishtinë në takimin e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

Në Prishtinë u mbajt tryeza e rrumbullakët “Kurorat e qyteteve shqipfolëse si destinacion i agroturizmit”, ku pjesë e këtij organizimi ishte kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami ka bërë të ditur se në këtë tryezë stafi i komunës më konkretisht sektori për kulturë si dhe ai për zhvillim lokal ka prezentuar Tetovën dhe agroturizmin e saj përpara qyteteve tjera shqiptare.

Pas tryezës së rrumbullakët, ka vazhduar mbledhja e rradhës e përbashkët e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon duke diskutuar mbi mundësin e krijimit të një fondi të posaçëm nga anëtarët e UBSHR-së i cili do të përdoret për:

(a) Krijimin e një fondi për realizimin e platformës digjitale e cila nevojitet për komunikimin në kohë reale të komunave anëtare të UBSHR-së.

Gjithashtu, u shqyrtua dhe u miratua plan- buxheti për vitin 2022,
• Shqyrtimi dhe miratimi i plan-aktiviteteve për vitin 2022
• Miratimin e pasqyrave financiare për vitin 2021
• Pranimi i anëtarëve të rinj të cilët kanë paraqitur kërkesë për anëtarësim.
• Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve në disa dispozita të statutit.
• Diskutim mbi rishikimin e kuotës së anëtarësisë.

Për në fund, u vendos që takimi i rradhës i UBSHR-së të mbahet në Tetovë me aktivitete të rëndësishme kulturore e artistike në Kodër të Diellit duke e kthyer Tetovën në një destinacion të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon! (INA)