Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka qëndruar për vizitë në Sicili, i ftuar një takim me kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, Rosario Petta.
Kasami ka theksuar se kjo është vizitë e veçantë historike që lidh vëllazërisht Tetovën dhe Horës së Arbëreshëve.
“Sot pata nderin të vizitoj ngujimet arbëreshe në Sicili, një eksperiencë e jashtëzakonshme. Gjatë kësaj vizite, takova njerëz që mbajnë gjallë traditat dhe kulturën tonë, ndër të cilët veçoj takimin me kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, Rosario Petta. Ai përfaqëson një shembull frymëzues të ruajtjes së trashëgimisë sonë kombëtare. Një ditë e veçantë që do të mbetet gjatë në kujtesën time! “, ka shkruar Kasami.
Ai premtoi se me bashkinë arbëreshe do të lidh bashkëpunim në sfera të ndryshme.
Kryetari i Bashkisë Hora e Arbëreshëve, Rosario Petta theksoi se kjo është vizitë shumë madhështore që kryetari i komunës më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut qëndroi në mesin e arbëreshëve dhe u zhvilluar për bashkëpunim të thellë vëllazëror midis dy komunave.
Kasami dhe Petta pas takimit zyrtar ndoqën repertoarin artistik të SHKA “Xheladin Zeqiri” që qëndroi këto javë në Sicili me nismë dhe mbështetje të komunës së Tetovës dhe kreut të saj Bilall Kasami. Me pas u vizituan institucione të rëndësishme në kuadër të kësaj bashkie.(INA)