Krahu i Bilall Kasamit në Lëvizjen BESA po kompeton degët në prag të Kongresit të 24 shkurtit.
Në prezencë të komisionit për organizimin e kongresit të parë të Lëvizjes Besa, i cili është me datë 24 shkurt, udhëheqja e degës së Strugës, nga kuvendi i Strugës unanimisht ju besua z. Fatmir Emushit.
Kuvendin e udhëhoqi znj. Melinda Rashiti, fjalë rasti pati edhe anëtari i komisionit qendrorë Adnan Azizi, kryetari Bilall Kasami, si dhe kryetari i degës së Ohrit z. Xhemal Mena.
Gjatë procesit të regjistrimit të kuvendeve – degëve të Lëvizjes Besa për në Kongres, gjithandej po vërehet atmosferë pozitive dhe shumë shpejt zëri i Lëvizjes Besa do të jetë edhe më fuqishëm në përfaqësimin e shqiptarëve të Maqedonisë.