Lideri i Lëvizjes BESA Bilall Kasami është takuar me deputetin e Bundestagut gjerman nga partia e CDU, Manfred Grund si dhe me Tino Barth, përfaqësuesi i Odës Ekonomike Gjermane.
“Në takimin me deputetin e Bundestagut gjerman nga partia e CDU, Manfred Grund i shoqëruar nga Tino Barth, përfaqësuesi i Odës Ekonomike Gjermane kemi biseduar për çështje shumë të rëndësishme për qytetin tonë. Delegacionin gjerman e kam informuar për kushtet dhe kapacitetin që ofron Tetova për investitorët gjerman.
Bashkëpunimi jonë me delegacionin gjerman do te thellohet edhe më shumë me projekte konkrete. Së shpejti do të kemi një vizitë në Bundestagun gjerman për të shkëmbyer përvojat dhe për të konkretizuar punët. E kam siguruar delegacionin gjerman se Komuna e Tetovës do të vë në lëvizje të gjitha kapacitetet që investitorëve tu lehtësoje procedurat dhe investimet të realizohen në kohë sa më të shpejtë.
Gjithashtu falënderoj mikun tim Idriz Ferikun, afaristin tetovar i cili gjithmjë është treguar i gatshëm të ndihmojë qytetin dhe komunën e Tetoves. Puna dhe përkushtimi jonë kundër korrupsionit dhe dukurive negative bënë që investitorët e huaj tanimë të ndjehen të sigurt edhe në qytetin e Tetovës që po ndryshon për çdo ditë”, është shprehur Kasami. (INA)