Përkrahë protestës së 22 shkurtit të organizuar nga Lëvizja “Anti Bixhoz”. 📢
Të dashur tetovarë,
Kazinot dhe bastoret sportive janë kthyer në një problem të madh dhe shqetësues edhe për fëmijët tanë. Rrezikshmëria e hapjes së një kazinoje përballë çerdhes për fëmijë po na mobilizon të gjithëve, andaj, si kryetar komune, si administratë komunale por mbi të gjitha si një baba DO TË PROTESTOJ së bashku me qytetarët për mbylljen e kësaj kazinoje dhe dislokimin e të gjitha të tjerave.
Edhe pse ne si komunë nuk kemi kompetenca ligjore që të ndërhyjmë dhe nëpërmjet ligjit ta ndalojmë, andaj ne do të shfrytëzojmë çdo metodë demokratike dhe gjithçka që do të jetë në dorën tonë, pa asnjë dyshim ne do të jemi në anën e qytetarëve.
I’u bëj thirrje të gjithëve pa dallim partie politike apo kombi, të bashkohemi rreth këtij qëllimi të përbashkët për të mirën e qytetit tonë dhe shoqërisë në përgjithësi.
🗓 E Martë (22 Shkurt 2022)
🕑 Ora: 14:00