Kasami nga Poroji: Nuk mashtrohet rinia tetovare me këngëtarë dhe koncerte!

Kreu i Tetovës Bilall Kasami si dhe barësi i listës së këshilltarëve për këshillin komunal të Besës Besar Durmishi, takuan banorët e fshatit Poroj.

Kasami raportoi për punët e realizuara gjatë 8 muajve qeverisje duke deklaruar se Tetovës dalngadalë dhe  sigurt po i rikthehet fryma e të qenurit qytet. Ai tha se  brenda një periudhe të shkurtër janë asfaltuar shumë rrugë në Tetovë sa që ata nuk i kanë bërë për tetë vite.

“Kemi bërë të paktën nga një projekt për secilën lagje në Tetovë, kemi asfaltuar dhe kemi bërë diçka për qytetarët.  Oponentët mundohen të mohojnë të arriturat, por e kanë kot qytetarët din të vlerësojnë. Edhe “Bllagoja Toska” do të jetë shumë shpejt në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Kasami.

Kreu i Tetovës deklaroi se tetovarët, e sidomos rinia tetovare nuk mashtrohen me koncerte dhe këngëtarë që i organizon BDI-ja.