Kasami nga Struga: Shqiptarët më 21 prill votojnë Rekën dhe jo Pendarovskin

0

Kandidati për president Blerim Reka mbrëmë zhvilloi tubimin e radhës në Strugë, i shoqëruar nga kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Kreu i Lëvizjes Besa, potencoi se shqiptarët strugan janë këtu, se shqiptarët do të votojnë për shqiptarët, sepse nga Struga tregohet se sa shumë jemi. Sipas tij, shqiptarët nuk votojnë Pendarovskin pasi që kanë kandidatin e tyre, ashtu siç maqedonasit nuk votojnë Rekën.

“Strugan, jemi sot këtu që t’ju tregojmë edhe atyre edhe krejt shqiptarëve se shqiptari është me dinjitet, se shqiptari e ka krenarinë e vetë se shqiptari nuk do të votojë Stevo Pendarovskin. Shqiptari me 21 prill do të votojë numrin 1, do te votojë Blerim Rekën sepse shqiptari do të ruaj nderin e shqiptarisë në Maqedoni”, theksoi Kasami. Lëvizja BESA dje gjatë ditës promovoi kandidatin e saj për komunën e Ohrit, duke qenë kandidati i vetëm shqiptar në këtë komunë. (INA)