Kasami: Ngjarjet në Kuvendin e Kosovës janë shqetësuese, nevojitet fokusim në përforcimin e sovranitetit

ina-online
ina-online

13 Korrik, 2023

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar në lidhje me ngjarjet e sodit në Kuvendin e Kosovës, ku u përleshen fizikisht deputetët e pozitës dhe opozitës.

“Pamjet e sotme të dhunës në Kuvendin e Kosovës na shqetësojnë të gjithëve dhe janë tërësisht të papranueshme për një shtet dhe shoqëri demokratike. Kosova ndodhet përpara sfidave të mëdha, prandaj ngjarje të tilla të pahijshme vetëm mund t’i shpërqendrojnë energjitë për të çuar përpara procese të rënda dhe me përgjegjësi institucionale”, shkruan Kasami në profilin e tij në Facebook.

Kasami thekson se Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm i kësaj përgjegjësie dhe tempulli i debatit demokratik dhe jo i dhunës.

“Në kohën kur Kosova po shkon drejt stabilizimit të veriut dhe shtrirjes së sovranitetit edhe në atë pjesë të tërësisë territoriale, më tepër se kurdoherë ka nevojë për unifikim të forcave politike, për debat produktiv dhe jo për destabilizim dhe dhunë në parlament”, shkruan Kasami.

Kosova, shton ai, ka nevojë për debat përmbajtësor dhe për fokusim të energjive që shkojnë në drejtim të përforcimit të subjektivitetit dhe sovranitetit të saj të plotë ndërkombëtar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

orhan murtezani

Murtezani: Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri?

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

vmro

VMRO-DPMNE: Në Maqedoni shitet qumësht ”kancerogjen”?!

fadil zendeli

Opozita shqiptare kërkon vend në KSHZ/Zendeli: Taravari blen kohë, tërheqë vëmendjen nga dështimet në qeverisje

derivate nafta dizeli benzin

Bie çmimi i benzinës në Maqedoni

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Do të prodhojmë rrymë elektrike dhe për rajonin

INFO

NA NDIQ