“Nga një rrugë me begatona të thyera, ku pluhuri dhe gropat me ujë i kanë ngjarë një rruge të shkatërruar dhe jo rrugës së butiqeve, tani e tutje këtë rrugë do e transformojmë në rrugë me identitet artizanal”.
Këtë e bëri të ditur sot kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në terren tashmë kanë nisur punimet dhe se sipas Kasamit kjo rrugë do të rikonstruohet dhe ridejzinohet për nevojat e zejtarëve dhe për të ringjallur këtë rrugë të rëndësishme të qytetit.
“Kalldërma, ndriçim publik, gjelbërim, ulëse dhe shporta për mbeturina. Gjithashtu, kjo pjesë e rrugës për një periudhë kohore do të jetë shëtitore ku qytetarët do të mund të levizin lirshëm pasi do ndalohet qarkullimi me vetura!”, njoftoi Kasami.(INA)