Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

Picture of Ina Online
Ina Online

21/01/2025

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka deklaruar se nuk është takuar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në pyetjen e parashtruar nga gazetarja në intervistën në Alsat, Kasami tha se as që e ka marrë si serioze këtë tentim të ngritur nga oponentët e tij politik, por u përgjigj se, çdo takim i tij si lider i Lëvizjes BESA dhe kryetar i Komunës së Tetovës është publik.

“Çdo takim i imi si kryetar i Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes BESA është transparent dhe është i hapur për opinionin. Nuk kam asnjë lloj interesi për tu takuar me dikë jashtë opinionit. Prandaj po e shoh si një tentim nga oponentët tanë për të relativizuar punët që bëhen dhe për të defokusuar opinionin nga kjo situatë me të cilën ballafaqohet BDI. Pra në momentin kur BDI po ballafaqohet me një betejë për legjitimitet sa i përket të kaluarës së saj korruptive, ata duan të krijojnë një ide se po, ja ne po takohemi me Bilall Kasamin, me kryetarin e Lëvizjes BESA dhe me njërin nga liderët e Koalicionit VLEN dhe të gjithë jemi një, të gjithë jemi këtu, të gjithë jemi bashkë, nëse jemi ne të korruptuar edhe këta janë të korruptuar. Andaj edhe njëherë dua të sqaroj opinionin se Bilall Kasami nuk është takuar me Ali Ahmetin. Por të takohet Bilall Kasami me Ali Ahmetin do të jetë transparente për opinionin”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai theksoi se edhe në të kaluarën ka pasur tentime të këtilla për të mashtruar opinionin me gjoja takime të tij me kryetarë të caktuar të partive politike, por gjithmonë është vërtetuar se janë spekulime të cilat bëhen nga oponentët politik për të dëmtuar Lëvizjen BESA.

TË FUNDIT

Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për…

“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin

“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika

Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Vizita dhe fjalimi i Dodikut, Fronti Evropian kërkoi sqarime nga Stoillkoviqi

ME TE LEXUARA

1
Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për...
1
“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin
1
“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!
1
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika
1
Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

LEXO MË SHUMË