Kasami: Nuk kemi kohë për të humbur, sa më shpejt të kemi zgjedhje (VIDEO)

0

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bashkë me kandidatët për deputetë të koalicionit “Ne Mundemi” në njësinë e gjashtë zgjedhore sot ka dalur me një qëndrim lidhur me situatën aktuale me koronavirusin Covid19 si dhe për nevojën që vendi të shkojë në zgjedhje, që duhet të mbahen sa më shpejt, përcjell INA.

“Patëm një takim bashkërendues me deputetët për njësinë 6. Sigurisht që ende ska nisur fushata dhe ky takim nuk ishte pjesë e fushatës, por ishte pjesë e koordinimit që ka të bëj me situatën aktuale me koronavirusin Covid19. Në këtë drejtim ne bashkëbiseduam dhe sigurisht sugjerimet që kemi marrë nga shtabet zgjedhore të partive të koalicionit”, theksoi Kasami.

Sipas tij, vendi tani është në një situatë ku gjithë shteti e qytetarët po ballafaqohen me pandeminë me përmasa globale dhe se është një periudhë kur është ndërpre procesi zgjedhor.

“Tani duhet një zgjidhje, ashtu që qytetarët të kenë të zgjedhurit e tyre në institucionet relevante të vendit. Ne me kompromis vendosëm prolongimin e procesit zgjedhor. Tash duhet të marrim një vendim tjetër të rëndësishëm në drejtim të vazhdimit të procesit zgjedhor”, theksoi Kasami.

Ai tha se duhet sa më shpejt të vendoset për të vazhduar afatet zgjedhore që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet. Sipas tij, vendi ka nevojë për një qeveri politike, e cila do të ketë përgjegjësitë për të qeverisur vendin me kapacitet të plotë dhe të ballafaqohet me situatën koronavirusin, ekonominë dhe aspektet e tjera.

Kasami përshëndeti vendimin e presidentit Pendarovski për të vazhduar edhe për dy javë gjendjen e jashtëzakonshme, për të pasur kohë që Qeveria ti dal në ndihmë qytetarëve, por edhe të arrihet një kompromis për datën e zgjedhjeve. Ai i bëri thirrje qytetarëve që në këtë periudhë të jenë më të kujdesshëm, të mbajnë distancën, të ndërmarrin masat mbrojtëse për të mos përhahur virusin, etj. Në këtë konferencë me gazetarët ka folur edhe kandidatja për deputete nga LSDM, Fanica Nikolovska.(INA)

Lëvizja Besa – Press

#LIVE Deklaratë për mediumet nga Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe kandidatja për deputete nga kolaicioni MUNDEMI, Fanica Nikolovska

Gepostet von Lëvizja BESA am Sonntag, 31. Mai 2020