Kasami nuk ndalet as për fundjavë: Ndjesë qytetarëve që edhe të dielave po dëgjojnë zhurmat e makinerive

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar për punime intensive në terren.

Ja postimi i tij:

Fjalët tona janë veprat në terren!

Edhe pse fundjavë, asgjë nuk e pengon transformimin e qytetit tonë. Rruga “Nikolla Teslla” e njohur ndryshe edhe si, rruga te “Xhamia Eski” po rikonstruohet për të marr pamjen e nevojshme që i nevojitet një qyteti Evropian.

ps. Ndjesë për qytetarët që edhe në këtë ditë të Diel detyrohen të dëgjojnë zhurmat e makinave punuese, përkundër kësaj, ata janë bashkëpunues dhe falënderues gjithnjë.

*Falënderim edhe për punonjësit të cilët janë angazhuar me orë të tëra në këtë fundjavë për të ofruar infrastrukturë cilësore dhe moderne për qytetarët tanë!