Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

INA
INA

02/10/2023

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA.

Ai i fton qytetarët që të bashkohen, siç e thotë, në kalanë e shpresës dhe dinjitetit.

“Vendi për çdo ditë po shkon drejt fundosjes. Pushteti aktual në vend që të ndërtojë një shtet mbi themele të fuqishme ku do të ngritej një fortesë e pa luhatshme që do të garantonte ardhmëri për qytetarët, ata e shndërruan në një anije e cila po fundoset për çdo ditë.

Derisa kjo anije po fundoset, të sigurt janë vetëm liderët e partive të pushtetit dhe funksionarët e tyre, të cilët për çdo ditë po pasurohen duke zhvatur qytetarët.

Por, NE, nuk do ti lëm qytetarët tonë që të fundosen. Ne jemi këtu për tua zgjatur dorën e mbështetjes dhe për të punuar bashkërisht në ngritjen e një Kalaje e cila do të ndërtohet mbi themele të fuqishme të DREJTËSISË dhe luftës kundër KRIMIT, ZHVILLIMIT EKONOMIK dhe RRITJEN E STANDARDIT, të ndërtojmë një KALA e cila do të jetë shtëpia ku ne do të jetojmë bashkërisht të sotmen si dhe të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, pa pasur nevojë të mendojmë migrimin nga vendlindja.

Sa jemi të përkushtuar dhe të sigurt, e kemi dëshmuar për dy vite udhëheqje në Komunën e Tetovës, për gjashtë vite në Komunën e Zhelinës, ku siç e shihni edhe vetë, për çdo ditë punohen në ndërtimin e rrugëve, bulevardeve, shkollave, sistemeve të ujësjellësve dhe kanalizimit, efikasitetin e administratës komunale dhe shumë projekte të tjera. Dhe kjo është vetëm fillimi.

Andaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, nga Kumanova e deri në Strugë e Manastir, bashkohuni me Lëvizjen BESA.

Bashkohuni që edhe Ju të jeni pjesë e KALASË së SHPRESËS për vendin tonë.

Bëhuni pjesë e KALASË brenda së cilës do të punohet për tu ndërtuar sistem i shtetit që do të garantojë drejtësi, siguri, arsim, ekonomi, zhvillim dhe ardhmëri për të gjithë”, është shprehur Kasami.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali ahmeti tropoje

Grubi: Krenar që jemi të reshtuar krah Liderit të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

ali ahmeti tropoje

Ali Ahmeti mori titullin Qytetar Nderi i Tropojës, Grubi: Krenar që jemi të reshtuar krah liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Zejneli redaksia enciklopedia

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i priti në takim anëtarët e redaksisë së posaçme në RMV për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare

vrasesit vanja palevski

Palevski ka ikur në Bjellorusi?

Ageler

Ambasadorja Ageler: SHBA-të do të vazhdojnë me sanksionimin e aktorëve të korruptuar!

angjushev koco

Koço Angjushev futet në listën e zezë të SHBA-ve

Validin Ademi

Lëvizja BESA: Rezultatet e “PISA” – BDI me sukses e shkatërroi arsimin (VIDEO)

bfi1

BFI do të bëhet me rezidencë të re luksoze ku do të ketë edhe sallë sportive (FOTO)

ambasada

Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni me njoftim të rëndësishëm për shoferët e autobusëve, kamionëve dhe punëtorët e tjerë të kontraktuar

INFO

NA NDIQ