Kasami pas dështimit me Zaevin, dëshiron “flirt” me Selën?!

0

Lëvizja BESA e udhëhequr nga Bilall Kasami më shumë se katër muaj ishte në pritje për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës, duke qenë në negociata dhe komunikime të vazhdueshme me LSDM, por edhe disa takime të zhvilluara me kryeministrin Zoran Zaev. Por oferta e mangët që Zaev dy ditë më parë ia ofroi Kasamit bëri që ky fraksion që mban vulat zyrtare të partisë të heq dorë nga hyrja në Qeveri. Pas këtij dështimi, Kasami po mendon që të bashkohet me Aleancën për Shqiptarët. Disa portale të kësaj partie tashmë kanë lansuar menjëherë lajmin se BESA me ASH koalicion i madh dhe i fortë opozitar.
Megjithatë nga ASH janë të kujdesshëm me koalicione të tilla, pas përvojës me RDK-në e Vesel Memedit. Kreu i kësaj partie, Ziadin Sela nuk ka folur rreth koalicionimeve të reja, por shumica e zyrtarëve të kësaj partie nuk duan koalicionime të tilla që mund të përfundojnë me akrobacione dhe kushtëzime.

#teksti eshte pjese e rubrikes Thashetheme

Komentet

komentet