Kasami: Ahmetit nuk i interesojnë projektet, ai po vajton vetëm për pushtet

Picture of Ina Online
Ina Online

28/10/2024

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i ka dërguar një porosi kreut të BDI-së, Ali Ahmeti pas letrës së dërguar përfaqësuesve ndërkombëtarë, politikanëve shqiptarë në rajon dhe kryeministrit Mickoski.

Ja postimi i Kasamit:

Veprat e VLEN-in për çdo ditë dëshmojnë dy gjëra. Mashtrimet me dekada që u ka bërë BDI shqiptarëve dhe përkushtimin tonë si pjesë e Qeverisë, për të ecur në realitet projektet madhore në interes të shqiptarëve por edhe në interes shtetëror!

Sot, në inspektimin e punimeve për ndërtimin e Korridorit 8, në të cilën përveç kreut shtetëror mori pjesë edhe vet ambasadorja e Shteteve të Bashkuara znj. Ageler, u demantua edhe një gënjeshtër e BDI-së, ndërsa u dëshmua se projekti me rëndësi kombëtare si ndërtimi i Korridorit 8, jo vetëm që po realizohet, por edhe se po ecë me dinamikë të shpejtë.
VLEN gjithmonë do të jetë gardiani i shqiptarëve dhe projekteve me rëndësi kombëtare e shtetërore.

E nga ana tjetër, të gjithë jemi të vetëdijshëm se Aliut nuk i interesojnë projektet e mëdha, as rrugëtimi i shtetit e aq më pak shqiptarët. Thjesht po vajton vetëm për pushtet, pushtet i cili i duhet për të mbrojtur krimin dhe kriminelët gjatë qeverisjes së tij. E derisa Aliu dërgon letra lart e poshtë, ne po avancojmë çdo çështje shqiptare, të cilat partia e tij, i bllokoi dhe në emër të tyre i mashtronte shqiptarët. Ecim përpara sepse ja VLEN!”, ka shkruar Kasami. (INA)

TË FUNDIT

Sulmohet Nikolla Dimitrov: E goditën në shpinë teksa ishte duke bërë pazar

Sela: VMRO-DPMNE erdhi në pushtet me antishqiptarizëm, faktori politik shqiptar në Qeveri nuk bën asgjë

Aggeler: Jam e kënaqur me punën e kompanisë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D

Vetëm pse bëri shqiponjën në sheshin e Beogradit, arrestohet shqiptari me shtetësi zvicerane

Salihu takim me presidenten zvicerane, ndër të ftuarit në drekën presidenciale në Bern

Kapet njëri nga autorët e vrasjes në Haraçinë, MPB zbulon motivet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË