Kasami: BDI nuk ka kapacitet për realizimin e rrugës Tetovë-Prizren

ina-online
ina-online

16 Gusht, 2023

Duke e komentuar takimin e sotëm të ministrit kosovar të infrastrukturës, Liburn Aliu me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kreu i Tetovës, Bilall Kasami thotë se nuk beson që BDI ka kapacitet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.

Kasami akuzoi ekzekutivin se ka nxituar që të shqiptohen gjoba ndaj komunës së Çairit dhe Tetovës, për shkak të organizimit të pritjes së kryeministrit kosovar Albin Kurti në këto dy vendbanime.

“Dyshoj që BDI e ka në prioritetet e saj dhe ka kapacitet që këtë rrugë ta shtyjë përpara. Ali Ahmeti është pjesë e Qeverisë, Ali Ahmeti e di shumë mirë që plot raste tjera janë organizuar tubime zyrtare, partiake, të formave të ndryshme, me po të njëjtën ikonografi dhe askujt nuk i ka shkuar ndërmend që dikë ta thirr në polici. Ali Ahmeti është frikësuar nga ajo ftesë dhe ajo përgjigje masive e qytetarëve shqiptar për vizitën e kryeministrit të Kosovës dhe si duket po i numëron ditët e fundit të tij”, tha Kasami./tv21.tv

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

veriu policia manastir

Ekskluzive/ Aksioni kundër Policisë së Kosovës jo vetëm nga serbët, të angazhuar edhe Wagner, Obraz dhe Spetsnaz

artan grubi

Grubi: Tentativë për të nxitur krizë dhe destabilizim të situatës

shkelzen-maliqi

Maliqi: Sulmuesit synonin inskenimin e një masakre ku do të vriteshin pelegrinët dhe murgjit serbë

dimitar kovacevski

Kovaçevski dënon ngjarjet në veriun e Kosovës

Afrim Bunjaku

Sot varrimi i policit Afrim Bunjaku

policia-haracine

Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Afrim Bunjaku

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë

hovenier qemal minxhozi

Ambasadorët e SHBA-ve dhe Shqipërisë ndezën qirinj në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

policia-kosoves

Edhe një sulmues i arrestuar, Policia thotë se ka hyrë në objektet përcjellëse të Manastirit të Banjskës

INFO

NA NDIQ