Kasami porosi Ramës: Trego kujdes edhe për shqiptarët jashtë Shqipërisë, leri polemikat e panevojshme!

ina-online
ina-online

7 Korrik, 2023

Kryetari i Lëvijes BESA, Bilall Kasami, i quajti të panevojshme deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama të bëra dje në Shkup, në adresë të tij.

Në një intervistë për televizionin Syri në Tiranë, Kasami tha se Rama nuk duhet të bëjë skena gjatë vizitave në Maqedoninë e Veriut, Kosovë apo Serbi, por duhet të merret seriozisht me çështjen dhe problemet e shqiptarëve në këto shtete, sepse është i obliguar për ta bërë këtë me Kushtetutën e Shqipërisë.

“Ne kemi një kryeministër që është i mirë për protagonizëm dhe din mirë kështu skena të luaj. Ajo që është me rëndësi, z.Rama duhet të merret më seriozisht me çështjen e shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit, sepse edhe me kushtetutë të Republikës së Shqipërisë, Shqipëria është e obliguar që të kujdeset për shqiptarët gjithandej, por fatkeqësisht ne po shohim një agjendë tjetër të kryeministrit edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Prandaj e vlerësoj të panevojshme këtë polemikë në distancë sepse ne e kishim edhe një ftesë tjetër të kryeministrit për të vizituar Tiranën, ku ai ftoi krerët e partive të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por një ftesë vetëm për të ngrënë darkë dhe jo për të biseduar më seriozisht për problemet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash, kryetari i Lëvizjes BESA në një intervistë për televizionin Syri në Tiranë.

Shiko intervistën e plotë KËTU

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-haracine

Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Afrim Bunjaku

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë

hovenier qemal minxhozi

Ambasadorët e SHBA-ve dhe Shqipërisë ndezën qirinj në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

policia-kosoves

Edhe një sulmues i arrestuar, Policia thotë se ka hyrë në objektet përcjellëse të Manastirit të Banjskës

borell-borel

Borrell flet me Kurtin dhe Vuçiqin për sulmin terrorist në veri

xhelal svecla

Ministri Shfeçla jep detaje nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës

policia kosoves terroristet veri

Zyrtare: Tre sulmues të vrarë, një i arrestuar, dhe 4 persona të kapur me radiolidhje

Shkon në tre numri i sulmuesve të vrarë në veri

KFOR KS

KFOR-i: Po monitorojmë nga afër situatën, nëse kërkohet ndërhyjmë

INFO

NA NDIQ