Kasami: Punësimet e reja bëhen me parimin e e përfaqësimit të drejtë

Picture of INA
INA

12/03/2025

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami në intervistën e fundit në TV Alsat, ka folur rreth ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë

Kasami tha se punësimet në aspekt e përfaqësimit adekuat vazhdojnë dhe nuk janë të drejtpërdrejta të sanksionuara sa i përket këtij ligji.

“Ky ligj është në procedurë të miratimit dhe në bazë të analizave që e kemi bërë ne, përqindja e shqiptarëve në administratë është rritur shumë më shumë para se të miratohet mekanizmi i balancerit sesa gjatë këtij mekanizmi. Kur edhe në kuadër të këtij mekanizmi ka pasur keqpërdorime, ku edhe ish-sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, ishte i punësuar si maqedonas. Duke e ditur se është një problematik komplekse, jemi duke bërë harmonizimet e fundit të ligjit që të mos vije përsëri të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese. Besoj se ligji së shpejti do të futet në procedurë qeveritare dhe pastaj parlamentare”, u shpreh Kasami.

Ai shtoi se punësimet që po rrjedhin janë duke u punësuar edhe shqiptarë dhe jo vetëm maqedonas. Siç tha Kasami, në punësimet e fundit në Komunën e Tetovës, nga 78 vendime ku shumica ishin shqiptarë.

“Edhe në institucionet qeveritare, punësimi vazhdon të bëhet në bazë të asaj që është përfaqësim adekuat, pa e shfrytëzuar në këtë rast mekanizmi që ka qenë”, nënvizoi Kasami.

Kasami: BDI po tenton të krijojë një realitet të rrejshëm

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, në intervistën e fundit në TV Alsat, ka folur rreth arrestimeve të fundit të disa personave të lidhur me BDI-në, për keqpërdorime. Sipas Kasamit, ata nuk përfaqësojnë shqiptarët dhe të cilët nuk identifikohen si shqiptarë, ndërsa sot dalin zyrtarë të BDI-së dhe thonë se po burgosen vetëm shqiptarët.

“Pra, BDI po mundohet të krijojë një realitet të rrejshëm që shqiptarët diskriminohen dhe se shqiptarët nuk punësohen dhe nuk janë në pozita udhëheqëse. Unë garantoj që shqiptarët janë aty ku duhet të jenë. Por sigurisht ne punojmë që të rritet ky përfaqësim më shumë sesa është për momentin”, nënvizoi Kasami.

TË FUNDIT

Letër publike dhe një kërkesë nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi nga Kumanova

Një sekondë shpëton jetën e Gjesti-t në BBVA

Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

BDI: Faji për tragjedinë në Koçani të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj

Ish-ministri maqedonas pranon ekzistencën e shqiptarëve orthodoksë në Maqedoninë e Veriut

Granit Xhaka nuk kursen mbështetjen për Gjestin para gjysmë finales

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË