Kasami: Rama, garantues i të drejtave të shqiptarëve në RMV, so ulemi e bisedojmë kokë më kokë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/01/2023

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kasami, thotë se rivali i tij politik nga radhët e shqiptarëve, Ali Ahmeti, mund të bashkëpunojë edhe me të majtën ekstreme atje, vetëm për të ruajtur pushtetin e tij në ekzekutiv.

“Partia e zotit Ahmeti doli nga lufta apo konflikti i vitit 2001, kur shqiptarët luftuan fillimisht për shkëputje të territoreve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që pastaj të ndryshojë në të drejta etnike të shqiptarëve. Fatkeqësisht, për 20 vite të qeverisjes së Ali Ahmetit kjo degjeneroi në pjesëmarrje në pushtet.

Për momentin ne vlerësojmë që Ahmeti mbi të gjitha ka interesin e tij që të jetë pjesë e ekzekutivit me çdo subjekt nga Maqedonia e Veriut. Fillimisht me Lidhjen Socialdemokrate, pastaj për 10 vite me VMRO-në e Nikolla Gruevskit, për të vazhduar përsëri me Lidhjen Socialdemokrate”, tha Kasami në Ditarin e drekës në A2 CNN.

“Ne shqetësohemi sepse në Maqedoninë e Veriut është në rritje një subjekt ekstremist majtist, siç është E Majta, apo Levica, e cila ka lidhje me Moskën dhe forca që nuk ia duan të mirën Ballkanit dhe Maqedonisë së Veriut. Dhe ne dyshojmë që me këtë trend për të qëndruar në qeveri me çdo kusht, nesër po të fitojë Levica, Ali Ahmeti dhe BDI do të jenë partnerë më të sigurt të saj”.
Kasami mungoi në takimin e zhvilluar në Tiranë mes aktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrit Edi Rama. I pyetur nëse do të takohet me Ramën, ai tha se e mirëpret këtë mundësi.

“Ne vlerësojmë lart angazhimin e kryeministrit Rama jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por në përgjithësi në Ballkan. Shqipëiria kohët e fundit është ndër shtetet liderë të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim ai ka vlerësimin më të lartë. Por ajo që ne vlerësojmë që duhet të jetë më i informuar për zhvillimet këtu, në drejtim të asaj që qeveria, veçanërisht pjesa shqiptare, po keqpërdor pushtetin jo për të avancuar të drejtat e shqiptarëve por për të mbrojtur krimin e korrupsionin mes radhëve të tyre”, tha Kasami.
“Prandaj ne vlerësojmë që kryeministri Rama do të duhet të jetë një korrektor apo garantues i të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, për më shumë që tanimë kemi veç një platformë. Sigurisht që presim ditët në vijim që të ulemi kokë më kokë me kryeministrin Rama që t’ia paraqesim të gjitha këto zhvillime, që informatat të mos i marrë vetëm zyrtare, por edhe nga kanalet e tjera”./Javanews.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Sport dhe bashkëbisedim me rininë, Taravari dhe liderët e VLEN-it në Saraj

gashi afrim

Gashi: Mushkëritë e qytetit nuk duhet t’ua lëmë t’i ngulfasin të paaftët

sunaj-raimi

Gjuha shqipe dhe obligimet tona kombëtare!

kasami stadiumi apasiev

LEVICA kundër ndërtimit të Stadiumit: Neoballisti Kasami ndjell fashizëm mbi popullatën jo shqiptare të Tetovës!

osmani siljanovska

Osmani i çon porosi VMRO-së që po propagandon për 61 deputetë

arm-uniforma-600x360

Ushtria e Maqedonisë ka më pak gra ushtare profesioniste në krahasim me vendet e rajonit

studenican fronti evropian sadiki

Fronti Evropian hapi shtabin në Studeniçan, Sadiki bashkë me Bexhetin dhe Grubin (VIDEO)

dashmir beari

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

musa xhaferi ziadin sela

Musa Xhaferi: Zona 5, do të jetë lokomotiva e fitores së Frontit Europian

INFO

NA NDIQ