Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka takuar sot Matt Flanners këshilltar politik nga SHBA.
Lajmin e ka bërë të ditur Kasami përmes rrjeteve sociale.
“Takim konstruktiv me Matt Flanners këshilltar politik nga Amerika dhe mikun tonë Ardianin nga ambasada e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë, ndërsa BE është rruga jonë e vetme dhe e pandryshueshme!”, ka nënvizuar Kasami.(INA)