Kreu i komunës Tetovës Bilall Kasami sot ka pritur në takim biznesmenin i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Neshat Limani.
Sipas një njoftimi nga Komuna e Tetovës, në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit me kompaninë që udhëheq, e cila quhet “Limani Immo AG”.
Ja njoftimi nga komuna:
“Në hapësirat e komunës së Tetovës, kryetari Bilall Kasami mirëpriti bashkëatdhetarin Neshat Limani i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Në këtë takim kryetari Kasami informoi punën një vjeçare dhe transformimin që po e pëson Tetova nën udhëheqjen e tij ndërsa z.Limani si një biznismen i suksesshëm, një djalosh shembullor, me një firmë gjigande si “Limani Immo AG” premtoi bashkëpunim për ta bërë Tetovën tonë një qytet Evropian.
Komuna e Tetovës është e hapur për të gjithë bashkëatdhetarët që si synim kanë bashkëpunimin dhe zhvillimin e qytetit tonë qoftë nëpërmjet donacioneve por edhe të investimeve”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/komunaofficial/posts/532246542271870